Pas katër vitesh, Partizani rikthehet te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0.

Demat kishin fatet në këmbët e tyre dhe nuk zhgënjyen në sytë e tifozëve teksa golin e parë e realizoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 38-të.

Miqtë ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin ndërsa në minutat shtesë gjetën edhe golin e dytë me Tedi Carën duke festuar kështu titullin e 17 në histori.

Për t’u theksuar edhe fakti se trajneri Giovanni Colella bëhet i pari trajner italian që fiton titullin me Partizanin.

Nga ana tjetër, Tirana duhet të kënaqet me vendin e dytë edhe pse bardheblutë fituan në ndeshjen e fundit të sezonit me rezultatin 1-2 ndaj Erzenit në Durrës.

Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me anë të Rimal Haxhiut në minutën e 36-të, por vetëm tre minuta më pas Ilirid Ademi barazoi shifrat.

Rezultati në fund me Kristal Abazajn, por goli shërbeu sa për statistikë teksa kjo humbje nuk i prishi punë shijakasve që shmangën rënien një kategori më poshtë, edhe pse nuk e kanë siguruar ende elitën pasi ju duhet të luajnë në Play-Out kundër Korabit.