Edi Martini mbylli një sezon deri diku të suksesshëm me Teutën, teksa luftoi për një vend në Europë deri në javën e fundit, aty ku u mund nga Partizani në kryeqytet.

Trajneri shkodran e mori skuadrën pas javës së 12 të Superiores, aty ku “Djemtë e Detit” kishin vetëm 8 pikë dhe renditeshin në vendin e fundit në klasifikim. Por, me emërimin e Martinit në krye të stolit, skuadra u ringjall dhe e mbylli sezonin në vendin e gashtë në barazim pikësh me Laçin e vendit të pestë dhe vetëm 2 pikë më pak se zona Europiane.

Në 24 javët që Martini ka qenë trajner, skuadra e Teutës ka grumbulluar plot 40 pikë dhe është skuadra e tretë që k grumbulluar më shumë pikë që nga java e 13 e deri në fund. Diçka të tillë e ka publikuar vetë Martini në rrjetet sociale, ku nuk i kursen edhe ironitë.“Kjo është renditja pas javës 12 këto janë pikët dhe renditja ime me Teutën për këtë sezon se sezonin e shkuar që e fillova nga fillimi e dini vetë ju çapaçula”, shkruan Martini.