Tre titullarë janë në ajër për të ardhmen, teksa kontrata me Teutën u ka përfunduar me mbylljen e këtij sezoni. Një prej tyre është mbrojtësi i majtë, Blerim Kotobelli, i cili konfirmoi se nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Teuta për momentin duket prioritet për Kotobellin, por kjo do të shihet në vazhdimësi.

Në një situatë delikate është edhe kapiteni Emiliano Vila, të cilit i ka mbaruar kontrata dhe pritet të flasë me presidentin Hasanbelliu për të ardhmen. Vila është një nga liderët e skuadrës dhe duket e vështirë që klubi të heqë dorë nga mesfushori.

Ndërkohë, një tjetër titullar që ende nuk ka vendosur për të ardhmen është edhe mbrojtësi Aleksandër Kuro, i cili, i pyetur nga gazeta nëse do të qëndronte në Durrës edhe sezonin tjetër, u shpreh:

“Për momentin jam me pushime, por do të ulem me drejtuesit për të sqaruar gjithçka në ditët në vijim. Prioritet për mua është Teuta, por do të shohim”.Mësohet se për tre lojtarët që janë pa kontratë, klubi ka interes të rinovojë marrëveshjet.