Teuta nis nga rinovimet dhe lojtari i parë që pranon zgjatjen e kontratës edhe për një sezon është sulmuesi Klejdi Daci. Daci iu bashkua Teutës në muajin janar, pasi e nisi kampionatin te Kukësi. Në 15 ndeshje të luajtura, nga ku 6 herë e nisi nga minuta e parë, sulmuesi me origjinë nga Kukësi shënoi një gol në humbjen 1-2 ndaj Laçit, ndërsa dy gola i kishte realizuar në pjesën e parë të kampionatit në portën e Tiranës dhe Partizanit, kur ishte te Kukësi.
Dacit iu propozua shtyrja e kontratës nga drejtuesit, pasi shikohet si një sulmues që mund të bëjë mirë në Durrës. Kësisoj, ai do të vazhdojë me “djemtë e detit” edhe në sezonin 2023-2024. Ndërkohë, ka disa lojtarë në skuadër që ende nuk e kanë vendosur të ardhmen. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Harallamb Qaqi, të cilit i ka mbaruar kontrata dhe mbetet për t’u parë nëse do të rinovojë.
Aktualisht prioriteti i presidentit Edmond Hasanbelliu është gjetja e trajnerit të ri pas largimit të Edi Martinit. B rime pranë klubit durrsak bëjnë me dije se ende nuk asgjë konkrete, paçka se ka pasur bisedime me disa emra vendës dhe të huaj. Gjithsesi, pritet që këtë javë të marrin fund dilemat për stolin e Teutës.
Plani është që trajneri i ri të konfirmohet brenda muajit qershor, në mënyrë që të nisë me planifikimet, teksa stërvitja mendohet të fillojë në korrik.