Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Durrësit ku ka përfunduar faza e parë e projektit të shëtitores.
Rama shprehet se: “me fazën e parë të projektit të Rilindjes së plazhit të Durrësit, tanimë një pjesë e shëtitores së re është gati për sezonin turistik”.
Shëtitorja në vijën bregdetare të Durrësit një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj, ka korsi të dedikuara për këmbësorët dhe biçikletat.