Diego Longo është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Teutës.Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë klubi durrsak në një publikim në faqen zyrtare, ku i uron sukses teknikut italian.
“Benvenuto Mister DIEGO LONGO! KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta”, shkruan Teuta.
Më herët në Shqipëri, Longo ka drejtuar Kukësin në Superiore dhe Flamurtarin në Kategorinë e Parë.Këtë emërim e ka përshëndetur edhe ish-trajneri i Teutës, i cili i uron suksese klubit dhe Longos.