Pasditen e 23 qershorit pritet të zhvillohet një spektakël i vërtetë boksi dhe kikboksi.
“Stallinos of The Ring” e ka emrin aktiviteti që do të bëj bashkë në Durrës emra të njohur të boksit shqiptar dhe evropian.
Në një prononcim për “DurrësLajm“, presidenti i klubit “Titans”, Fred Shoshi dhe trajneri Enton Kikrri zbulojnë më shumë detaje mbi këtë aktivitet.
“Jemi përpara një eventi të fuqishëm që do të zhvillohet më 23 qershor te resorti “Kodra e Kuajve”. Është hera e tretë që organizohet nga akademia e “Titan-sit”. Është një pjesëmarrje shumë e madhe e boksierëve, që kemi nga gjithë Evropa edhe sportistët tonë janë duke u përgatitur jashtë mase.”, tha Shoshi.
“Është një aktivitet që ka boks profesionit, boks olimpik dhe kikboks profesionist. Kemi mbështetjen e të dyja federatave si të boksit dhe atë të kikboksit. Kemi kërkesa të jashtëzakonshme për biletat, tavolinat dhe besoj do të jetë një natë magjike.”, u shpreh Kikrri.