PS ka bashkuar votat me Partinë Demokratike për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të KB Durrës që do të përfaqësonin opozitën, duke i dhënë kështu këtë post Edlira Devollit.

Ndërkohë nënkryetare tjetër e Këshillit është zgjedhur Alneida Rroshi nga radhët e PS-së.

Në procesin e votimit kishte dy fletë votimi, ku në njërën prej tyre ishin dy emra të propozuar nga PS, dhe në fletën tjetër tri emra të propozuar nga kandidatët e opozitës. 48 këshilltarë nga 51 total morën pjesë në votim, ku 37 vota ishin të vlefshme dhe 11 të pavlefshme.

Në garë për zëvendëskryetar ishin 5 kandidatët:

Nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Ardian Muka i cili mori 7 vota dhe Edlira Shemsi e cila mori 9 vota;

Nga Partia Demokratike Edlira Devolli 32 vota

Nga Partia Socialiste Alneida Rroshi 35 vota dhe Silvana Agasi 2 vota

PD ka vetëm 5 anëtarë në KB, ndërsa nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” janë 13 anëtarë.

Më herët u zgjodh Ani Dyrmishi kryetar i Këshillit Bashkiak.