Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës që ka nisur prej orës 10:00, ka mbërritur pika 5 e rendit të ditës: Zgjedhja e përfaqësuesve të këshillit të bashkisë në këshillin e qarkut.
Kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” u tërhoqën nga propozimi i emrave për përfaqësues të Këshillit të Qarkut.
Në votim morën pjesë 41 këshilltarë, ndërkohë 38 fletë votimi ishin të vlefshme dhe 3 të pavlefshme.
Emrat e këshilltarëve që do të jenë përfaqësues në Këshillin e Qarkut:
-Alfred Mullaraj
–Aldo Çelaj
–Hekuran Markola
–Denisa Luarasi
–Xhiliola Doçi
–Rolant Xhelilaj
–Anila Kapidani
–Marsida Feshti
–Samet Vata
-Flutra Kasa





