Teuta bën afrimin e parë në merkaton e verës. Nga burime në klubin durrsak, zbulohet se mesfushori kuksian, Ergys Peposhi, ka firmosur për Teutën një kontratë 2-vjeçare.
Në garë për shërbimet e lojtarit 22-vjeçar ishte edhe Erzeni, por në fund Peposhi ka zgjedhur të rikthehet te “djemtë e detit”, aty ku luajti edhe në pjesën e dytë të sezonit 2021-2022.
Në afrimin e tij te Teuta ka ndikuar shumë edhe fakti që trajner është Diego Longo, pasi italiani ka qenë një nga mbështetësit e mesfushorit që kur drejtonte Kukësin, duke i dhënë besim dhe e aktivizuar më së shumti si titullar.