Teuta do të grumbullohet më 4 korrik. Lojtarët në kontratë dhe ata që janë afruar këtë periudhë, janë njoftuar se stërvitja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo seancë është e para nën drejtimin e trajnerit Diego Longo, i cili do të zbulojë edhe ndihmësit që do të ketë.

Deri më 12 korrik është parashikuar që ekipi të stervitet në Durrës, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Banskos në Bullgari, aty ku deri më 31 korrik do të zhvillojë fazën përgatitore.