Teuta e sezonit të ri ka filluar që të hartohet, edhe pse ekipi është ende me pushime, në Durrës po mendojnë për ndryshimet që do të prekin skuadrën. Nuk përjashtohet që disa lojtarë të largohen, natyrisht ata që nuk kanë bindur në sezonin e fundit, por nga ana tjetër, gjatë fazës përgatitore do të ketë edhe emra të rinj që do të afrohen.Me Longon në krye, Teuta synon të krijojë një ekip që do t’u rikthehet pretendimeve, së paku të tentohet kapja e zonës europiane. Klubi ka për qëllim vendosjen e themeleve dhe përgjatë kësaj kohe, drejtuesit po punojnë për riformatimin e skuadrës.

Ndërkohë pritet që dhe lojtarë të tjerë që u ka skaduar kontrata, të ulen “kokë më kokë” me drejtuesit e klubit për të biseduar rreth së ardhmes dhe rinovimit të tyre.Bëhet fjalë për ata futbollistë, për të cilët trajneri Longo i ka në planet e veta edhe për sezonin e ardhshëm. Nuk është çudi që brenda kësaj jave, të ketë largime, por edhe afrime, këto të fundit të bujshme.Deri tani në Durrës kanë mbërritur tre lojtarë, Aldi Gjumsi nga Tirana, Mario Gjata nga Apolonia dhe Ergys Peposhi nga Kukësi. Mendohet se deri nëdatën 4 korrik, durrsakët të jenëkonsoliduar, teksa në vijim do tëzyrtarizohen edhe afrimet e reja.

Nga ana tjetër, pavarësisht se karole të dubluara në skuadër, dotë tentohen të tjerë emra për tëforcuar ekipin, teksa mund tëbëhen të paktën edhe 4-5 afrime.Trajneri Diego Longo po analizonedhe lojtarët që do të afrohen, gjithmonë në mbështetje edhe tërolit ku Teuta ka nevojë. Përforcimet priten të jenë në mbrojtje, ku do të kërkohet një anësor i djathtë, ku për momentin ështëvetëm i riu Kurti.Gjithashtu edhenë mesfushë, ku pas largimit tëKallakut dhe boshllëkut të krijuar, mendohet që të afrohet njëmesfushor kalibri. Prej 4 deri më12 korrik është parashikuar qëekipi të qëndrojë dhe të stërvitet në Durrës.Më pas, më 13korrik, ekipi niset për Banskotë Bullgarisë, një vend me kushte optimale për të zhvilluar stërvitjen dhe disa ndeshje miqësore, teksa kthimi do të jetë më31 korrik.