Blerim Kotobelli ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës së Teutës.

Kapiteni ka arritur akordin me drejtuesit duke firmosur kontratën e re që e mban te “Djemtë e Detit”.

Padyshim një firmë e rëndësishme për organikën e Diego Longos që do të ketë nën urdhrat e tij një lojtar me mjaft eksperiencë në linjën e majtë të mbrojtjes.

Priten me interes zhvillimet në kampin durrsak, të cilët në këtë sezon që lamë pas nuk ishin në nivelin e çdo edicioni futbollistik.

Merkato ka nisur me trajnerin italian Diego Longo që ka marrë përsipër të drejtojë Teutën pas eksperiencave në Kukës dhe në Vlorë.

Kujtojmë që Blerim Kotobelli është një futbollist i dalë nga akademia e durrsakëve.

Padyshim pikë referimi për “Djemtë e Detit” që kanë një lojtar i cili ka provuar të luajë edhe me skuadra si Kukësi, Partizani, Flamurtari apo edhe Tirana në fillimet e karrierës.

Në edicionin e shkuar, ai u aktivizua në 33 ndeshje, ku mundi të shënojë edhe 1 gol.