Reperi i njohur Noizy ka reaguar ditën e sotme pasi lokali i tij u dogj sërish. Policia ka njoftuar se autori është Eraldo Musteqja, i afërmi i Noizyt.

Reperi është shprehur në rrjetet sociale se 26-vjeçari ka bërë një akt terrorist ndaj tij, edhe pse ai është rritur nga familja e reperit.

Më tej Noizy thotë se Eraldo Musteqja u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan ai.