Peshëngritësi durrsak Kreshnik Leka është shpallur kampion në Europianin Masters Games.
Leka përfaqësoi Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm që po zhvillohet në Finlandë.
Kreshnik Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, gëzon një formë mjaft të mirë fizike dhe që para nisjes synonte të kthehej me medalje ari.
Në edicionin e kaluar në Torino zhvilluar në 2019, ku ishin mbi 7500 atletë nga e gjithë bota, Kreshnik Leka mori medalje ari në peshëngritje.
Në total Leka, i cili është edhe drejtori i KS Teuta, ka fituar 5 medalje ndërkombëtare në kompeticionet Masters të peshëngritjes.
Medalje ari në Europianin Master “Torino 2019” dhe Kampionatin Mesdhetar “Qipro 2019”.
Gjithashtu një 1 medalje argjendi në Kampionatin Mesdhetar “Athinë 2022”, 1 bronzi në Europianin “Budapest 2018” dhe vendi i parë në shkëputje në Europianin “Varshavë 2022”.
European Master Games zhvillohet njëherë në 4 vjet. Ky do të jetë edicioni i pestë që organizohen dhe do të garohet në 29 sporte nga atletë mbi 35 vjeç në nivel profesional ose amator.
Gjithashtu Leka, do të marrë pjesë edhe në Botërorin Masters, vetëm për peshëngritje që do të zhvillohet në gusht në Krakov të Polonisë.