Pano Qirko u largua nga Teuta drejt Partizanit. Portieri tashmë ka lënë portën e durrsakëve bosh, me drejtuesit që kërkojnë një zëvendësues.
Në fakt “Djemtë e Detit” kanë vendosur të rikthejnë në “shtëpi” djalin e tyre. Elton Vata, i cili mbylli sezonin me Tërbunin, pritet të marrë në dorë “çelësat” e portës së durrsakëve në sezonin e ri.
Për 25-vjeçarin ky është një rikthim në shtëpi, pasi gardiani ka dalë nga akademia e Teutës.
Lojtari i ëhstë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje duke u vënë menjëherë nën urdhrat e Diego Longos. Kujtojmë se Teuta pritet që ditën e enjte të niset për Bullgari për të zhvilluar edhe fazën përgatitore për sezonin e ri.