Një pushues nga Elbasani ka humbur jetën në plazhin e Golemit.

Policia e Durrësit informon se viktima është shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan. Ai ndodhej në Golem, kur sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

“Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën”, thekson policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.