Nuk mjaftojnë shezlonget dhe çadrat mbi atë që dy vite më parë ishte plazh publik, por këto të fundit tashmë vendosen edhe mbi mozaikun dekorativ tek Sfinksi.

Një ditë më parë, policia e Durrësit sekuestroi 183 shezlongë dhe çadra të vendosura pa autorizim në Sektor Rinia, por për këto në shëtitoren “Taulantia”, ende nuk ka asnjë ndërhyrje.

Këta janë të gjithë gurë dekorativë, s’duhet t’i mbulojnë“, thotë i shqetësuar një qytetar, ndërsa një tjetër e cilëson padrejtësi: “Ata mund të shkojë të hedhë rërë e ngrejë çadra dhe te Amfiteatri, por a bëhet kjo? Të prishin pasurinë? Jo, nuk është e drejtë kjo.

Ndërsa pushojnë çdo ditë tek shkallët e betonit, ata e dijnë më mirë se çfarë ndodh përditë në terren, gjë që nuk hezituan të na e tregojnë, në materialin që gjeni më poshtë.

K.Gj.