Djemtë e detit vazhdojë përgatitjet për sezonin e ri, teksa kanë zbritur në fushën e lojës me stërvitje intensive në Bansko të Bullgarisë. Siç duket Diego Longo nuk ka kohë për të humbur pasi për të prioritet është që lojtarët të kapin formën optimale.
Kujtojmë se prej ditësh Teuta vazhdon stërvitjen intensive në Bulgari, ndërsa klubi ka bërë të ditur edhe ndeshjet miqësore që do të zhvillojë gjatë fazës përgatitore. Kushtet janë ideale dhe me temperatura të favorshme, me disa gradë më poshtë nga ato të Durrësit.
Trajneri Longo do të kërkojë t’i marrë më të mirën grupit. Në mbyllje të stërvitjes, Longo u foli futbollistëve për programin stërvitor. Ai kërkon të injektojë besim te lojtarët, duke theksuar se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me shumë impenjim, mund të arrijnë gjëra të mëdha.