Që prej mëngjesit në zonën e Shkozetit e deri në një pjesë të Rrashbullit raportohet mungesë e energjisë elektrike.
Sipas informacioneve të siguruara në rrugë jozyrtare, shkak është bërë një defekt në rrjet shkaktuar prej automatit të një gabine elektrike.
Shkëputjet e herë pas herëshme pa asnjë njoftim kanë sjellë si rezultat dëme në pajisje elektrike në disa banesa.





