Teuta ka luajtur miqësoren e saj të radhës, këtë herë kundër skuadrës rumune Selimbar, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.Rrjetën për durrsakët e gjeti dy herë afrimi i kësaj vere, Aldo Gjumsi në minutat 10’ dhe 35’.

Trajneri Longo hodhi në fushë nga minuta e parë lojtarët Dema, Kruja, Muka, Qaqi, Gjinollari, Beqja, Peposhi Gjumsi, Arifi, Fili, Daci, ndërsa nga stoli u aktivizuan Vata, Kurti, Damini, Kotobelli, Cejku, Vila, Tepshi, Demiecani, Çyrbja.