Emiljano Vila ka vendosur që të mbyllë eksperiencën e tij të dytë me skuadrën e Teutës. Mesfushori i cili në sezonin e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te klubi durrsak, ka mbyllur bashkëpunimin me këtë skuadër, duke u bërë gati për një etapë të re të karrierës.
“Pas katër vitesh fantastikë dhe 4 trofeve, nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Teutës. Falënderoj presidentin Edmond Hasanbelliu, drejtorin Enid Furxhi që më dhanë mundësinë të jem pjesë e këtij ekipi.Një falënderim të veçantë për stafin, kolegët e skuadrës dhe për tifozerinë durrsake për mbështetjen e vazhdueshme. Faleminderit dhe suksese familja e madhe Teuta”, shkruante Vila në një postim në rrjetet sociale, duke mbyllur bashkëpunimin e tij me klubin.