Agron Keta, 53-vjeçari që mbeti i dëmtuar pasi u përplas nga fadroma në liqenin e Pogradecit është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Gjendja e pushuesit nga Tirana ka qenë kritike dhe për këtë arsye është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi” ndërsa mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga 31-vjeçari Denis Piperi.

Mësohet se pushuesi ka qenë në gjumë kur është aksidentuar.

Mjeti i rëndë shërbente për pastrimin e mbetjeve liqenore.