Kapiteneria e Portit të Durrësit ka organizuar me sukses operacionin për rimorkimin e jahtit “Infinity Nine””, me flamur të Maltës, pasi mjeti lundrues pësoi defekt në motorë rreth 20 milje detare në perëndim të Bisht Pallës.
“Kapiteneria e Portit Durrës organizoi me sukses operacionin për rimorqimin e jahtit Infinity Nine me flamur Malta. Jahti kërkoi ndihmë pas difektit në motorra rreth 20 milje në perëndim të Bisht Pallës dhe rimorqimi u bë i mundur fal bashkëpunimit me Anijen Nautica që lundronte në afërsi, me pronar Albsea Transport me destinacion Durrësin! Jahti pritet të mbërrij në mesnatë në radën e portit Durrës! Kapiteneria e Portit dhe autoritetet shprehin mirënjohjen ndaj ekuipazhit të m/v Nautica për gadishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.”, njofton kapiteneria e Portit të Durrësit.





