Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, në zonën e njohur si “Nishtulla”.

Sipas burimeve për “Durrëslajm”, një automjet ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar të miturin drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burimet bëjnë me dije se fëmija ka pësuar dëmtime në këmbë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.