Presidenti i Republikës Sh. T.Z. Bajram Begaj u interesua për shëndetin e efektives së Policisë Shtetit, Znj. Arta Shurbi e cila u aksidentua ndërsa i vinte në ndihmë disa qytetarëve të përfshirë në një aksident.

Në një telefonatë që kreu i Shtetit zhvilloi me bashkëshortin e saj i uroi shërim të shpejtë dhe e siguroi për mbështetjen e tij të pakursyer për çdo punonjês që shërben me përkushtim dhe profesionalizëm e ndershmëri.