Tre minatorë janë aksidentuar rëndë këtë të hënë në minierën e Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, plagë të rënda kanë marrë minatorët Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla.

Dyshohet se pasojë e incidentit ka qenë një një shpërthim gazi brenda në ambientet e minierës. Si pasojë, tre punëtorët kanë marrë djegie në trupin e tyre dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia apo eporët e kompanisë që operon në minierë, por detaje tjera pritet të dalin në orët në vijim.