Teuta ka arritur të sigurojë një tjetër sulmues nga Superiorja dhe këtë herë bëhet fjalë për talentin e Tiranës, Dijar Nikqi.
Sulmuesi 18-vjeçar ka nisur menjëherë përgatitjet me bregdetarët, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Diego Longo.
Klubet po diskutojnë për formulën e transferimit, nëse do të lihet në huazim apo do të marrë Teuta kartonin e futbollistit.
Mungesa e minutave te Tirana, ka bërë që Nikqi të largohet për të kërkuar më shumë hapësirë dhe pritet që te Teuta të tregojë vlerat e tij.
Teuta ka qenë mjaft aktive në këtë merkato, duke afruar e larguar futbollistë të shumtë.
Javën e parë të kampionatit, Teuta e nis kundër Partizanit, aty ku natyrisht synon ta nisë në mënyrën më të mirë.