Një shtetas shqiptar në Itali ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim për “pjesëmarrje në organizatë për trafikun e lëndëve narkotike”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, shqiptari ishte i dënuar në mungesë me 8 vite heqje lirie.

Gjithashtu bëhet me dije se ai lëvizte në vende të ndryshme të Europës me identitete të rreme.

39-vjeçari u pikas gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që lëviznin në në zonën e Rifredit.

Në një moment të kontrollit shqiptari filloi të shfaqte shenja nervozizmi dhe për të justifikuar shqetësimet e tij gjithnjë e më të dukshme në sytë e policisë, ai nxori nga xhepi rreth 5 gramë kokainë, duke ia dorëzuar vetë policit para se ai të zbulonte drogën e fshehur në makinë.

Pas një identifikimit doli që gjurmët e gishtave të shqiptarit konfirmuan se ishte pikërisht personi i kërkuar prej mbi 10 vitesh.