Egnatia është një nga skuadrat që shumëkush sheh si pretendente për titullin në këtë sezon.
Forma e treguar në edicionin e kaluar, paraqitja në Europë si dhe lëvizjet në merkato e kanë shtuar këtë besim rreth ekipit të drejtuar nga Edlir Tetova.
Rrogozhinasit kanë fituar në testin e fundit që kanë zhvilluar, një miqësore ndaj Teutës në “Niko Dovana”, me shifrat 2-1, teksa kanë treguar se janë një skuadër që duhet marrë në konsideratë për pozitat më të larta në klasifikim edhe në këtë sezon.
Golat e Paulauskas dhe Lilës bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Nikqit dhe i siguruan Egnatias një fitore 2-1 ndaj një tjetër skuadre të Superiores, vetëm një javë para startit të sezonit ku rrogozhinasit do të kërkojnë të realizojnë një tjetër edicion hsitorik.