Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra ka pak orë që është kampione e re e botës!Skuadra iberike mundi 1-0 kampionët e Europës, Anglinë, në finalen e zhvilluar në Australi.

Ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i presidentit të federatës Luis Rubiales, i cili iku në podium në momentin e dhënies së çmimit. Kur takoi Jenny Hermoso, një nga lojtaret më të mira të skuadrës, e përqafoi dhe e puthi në buzë!

Lojtarja u befasua dhe deklaroi: Uh…po, nuk më pëlqeu. Pranë presidentit të federatës ishte mbretëresha e Spanjës Letizia, por kjo nuk e pengoi atë ta puthte në buzë futbollisten dhe të bënte bujë në Spanjë.