Kampionati Abissnet Superiore për edicionin 2023-2024 do të ngrejë siparin këtë fundjavë me ndeshjen e javës së parë.
Departamenti i Garave në FSHF, njofton se ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë, përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.
Për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, të Partizanit, që ndodhet në fazën play-off, klubi kryeqytetas ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të Superiores ndaj Teutës.
Me dakortësi të klubit Teuta dhe Federatës Shqiptare të Futbollit kjo ndeshje do të luhet në një tjetër datë që do të përcaktohet në një moment të dytë nga Departamenti i Garave në FSHF.
Trajneri Diego Longo do të ketë edhe një javë më tepër kohë për të përgatitur Teutën për sezonin e ri.
Sfida hapëse e sezonit do jetë Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00, për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00.
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.