Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola është bërë protagonist i një shfaqeje zbavitëse. Ai është gjobitur për shkak se e kishte parkuar makinën në mënyrë të gabuar, në një vend të palejuar.
Polici e ka shikuar duke i dhënë faturën për të paguar. Por më pas ai i ka kërkuar një foto. E menjëhershme ka qenë përgjigja e teknikut: “Do foto, epo duhet ta paguani”.
Më pas kanë shpërthyer në të qeshur së bashku me disa njerëz që ndodheshin në rrugë.





