Kreshnik Leka ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Botërorin e zhvilluar në Wieliczka të Polonisë.
Shtangisti shqiptar u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes duke shfaqur një formë të shkëlqyer.
Drejtori i klubit shumësportësh Teuta ngriti me sukses 113 kg në provën e parë, 117 në të dytën dhe 119 kg në provën e tretë duke rrëmbyer medalje e arit.
Në stilin e shtytjes Leka ngriti 137 kg në provën e parë dhe u rendit i katërti në dygarësh, pasi dështoi në dy provat e tjera.
Në Botërorin Masters, Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, garoi në Masters 45V në peshën 102 kg.
Kjo është medalja e dytë e artë në pakë kohë për Kreshnik Lekën, pas asaj në European Masters Games, zhvilluar në fund të qershorit.