Një pjesë e emigrantëve dhe turistëve kanë nisur të largohen nga vendi ynë përmes portit të Durrësit.
Vetëm gjatë mbrëmjes të së martës jan larguar nga porti i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane 2 tragete me 4046 pasagjerë dhe 1033 automjete.
Ndërkohë paraditen e sotme janë larguar gjithashtu edhe tre tragete të tjerë me 3971 pasagjerë dhe 1022 automjete.
Nga mesdita e sotme në portin më të madh në vend rikthehen lundrimet e dyfishta të trageteve (e mërkurë – e diel). Të tjerë emigrantë dhe turistë të huaj që kanë ardhur të kalojnë pushimet në vendin tonë pritet të largohen nga pika kufitare e portit të Durrësit në 24 orët e ardhshme, por edhe në ditët në vijim.
Gjatë dy javëve të para të muajit gusht kanë hyrë në portin e Durrësit 82, 977 pasagjerë dhe kanë dalë 45, 775 shtetas.





