Armando Broja është parë në stërvitjen e mëngjesit të së mërkurës me shokët e tij të Chelseat.
Sky Sports, ka shfaqur një video ku Armando Broja është duke u stërvitur me disa lojtarë të tjerë të Chelseat këtë mëngjes në Cobham.
Ata vunë në dukje se i riu ishte i përfshirë në pjesën e hershme të seancës me shokët e skuadrës, por nuk e dimë nëse ai mori pjesë në të gjithë stërvitjen sot.
Sulmuesi 21-vjeçar ka munguar pas një dëmtim afatgjatë që para fillimit të vitit, por duket se një rikthim i mundshëm po afrohet.
Shpresojmë, që Mauricio Pochettino mund të sigurojë disa përditësime të reja pozitive për sulmuesin e kombëtares këtë javë.
Chelsea konfirmoi javën e kaluar se Broja tani ishte në fazën përfundimtare të procesit të tij të rehabilitimit pas një dëmtimi të rëndë në gju që pësoi dhjetorin e kaluar.
Do të ishte fantastike që qendërsulmuesi i talentuar të rikthehej në skuadër para pushimit ndërkombëtar në fillim të muajit të ardhshëm. Mbase Broja do të grumbullohet me ekip në ndeshjen kundër Luton.
Supozimi i Sky Sports është se ndërkombëtari shqiptar do të përshpejtojë rikuperimin e tij me disa minuta për skuadrën e Chelsea U-21 në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ky është një lajm i pakonfirmuar.





