Klubi i njohur kroat, Gorica e ka dhënë një lajm të pabesueshëm. Në fakt, ky klub ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se futbollisti Hameed Abdullah Talal është zhdukur.

Klubi kroat i ka humbur të gjitha gjurmët që çojnë tek futbollisti 27 vjeç, i cili ishte transferuar në Gorica vetëm dy javë më para nga ekipi hungarez, ZTE.

Të shtunën e 19 gushtit, Talal u largua nga Kroacia për në Budapest për ta sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri dhe për t’i lëvizur gjërat. 

“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hameed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, thonë në klubin Gorica.

Klubi nga rrethina e Zagrebit shtoi se lojtari vozitë një Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze.

Bëhet fjalë për lojtarin me pasaportë irakiane dhe suedeze, i cili nënshkroi kontratë njëvjeçare me Gorican.

Policia kroate nuk e përjashton mundësinë që Hameed të jetë viktimë e një rrëmbimi, duke qenë se ai vjen nga një familje e pasur.