Goditi me sende të forta 44-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme për ngjarjen e ndodhur në Kavajë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Z. L., 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Danjel Habibi, 23 vjeç.

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Z. L., si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin”,– njofton policia e Durrësit.

44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në Kavajë dhe shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro.

Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 44-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 44-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht.  Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 44-vjeçari i kanë goditur edhe makinën, siç duket në videon e mëposhtme: