Astana fitoi me shifrat minimale 1-0, por Partizani ishte me fat sepse vendasve iu anuluan 3 gola nga VAR.
Me këtë rezultat, Partizani beson te përmbysja dhe kualifikimi në grupe në ndeshjen e kthimit në Elbasan.
Duke analizuar ndeshjen, trajneri Zoran Zekiçi, e pranoi se Partizani mund të bënte më tepër në Kazakistan.
Astana dominoi – “Po është e vërtet Astana ushtroi trysni sidomos gjatë pjesës së parë të lojës. Ne patëm probleme pasi humbinim shpesh topin e parë dhe më pas vuajtëm gjatë gjithë kohës. Tashmë do të provojmë në ndeshjen e kthimit. Mund ta themi që ku rezultat na mban ende në lojë”.
Vendimet e VAR-it – “Çfarë mund të them për VAR-in! Dikush mund të jetë i kënaqur nga vendimet e Var-it, dikush tjetër jo”.
Komenti juaj për ndeshjen – “Në shumë gjëra Astana ishte skuadra më e mirë sot. Luajtën mirë me topin, na bënë presion. Ne patëm probleme në pjesën e parë, ishim kompakt por çdo top të parë që fitonim e humbisnim. Shpresoj që të luajmë më mirë ndeshjen e kthimit, rezultati është pozitiv dhe duhet të shpresojmë dhe të luftojmë deri në fund”.
Ndeshja e kthimit – “Nuk kam qenë i mirë në matematikë, por do të luftojmë deri në fund. Përpara kësaj ndeshje Astana ishte skuadra më e mirë nga kundërshtarët që jemi përballur në evropë. Shpresoj që të rekuperojmë lojtarët e dëmtuar si dhe na rikthehen lojtar që ishin të skualifikuar. Si pasojë e këtyre mungesave ne bëmë disa ndryshime në skuadër. Gjithashtu do të kemi edhe mbështetjen e fuqishme të tifozëve tanë”.
Raste në fund për gol – “Po patëm 2 -3 raste shënimi në pjesën e dytë, por goditëm vetëm një herë, pasi nuk gjetëm pasin e fundit. Këtë problem kemi gjatë gjithë kohës në finalizimin e rasteve”.





