Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka pritur pasditen e sotme në bashki, Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmanin, e cila ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore.
Sako e ka njohur presidenten me projektet madhore që po transformojnë qytetin tonë.
Gjithashtu bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit në Durrës në fusha të ndryshme e sidomos në turizëm ku qyteti ynë është destinacioni kryesor turistik për vizitorë nga e gjithë bota por edhe për shqiptarët e Kosovës. Në fokus të diskutimit ishte gjithashtu edhe forcimi i bashkëpunimit me komunat e Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani vizitoi edhe Portin e Durrësit, pikën doganore të Kosovës si dhe Torrën Veneciane.





