Teuta forcon mbrojtjen duke nënshkruar me futbollistin Albi Alla.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare KF Teuta, njofton se ish-mbrojtësi i Laçit do të nisë një eksperiencë të re me “Djemtë e Detit”.

Alla iu bashkua bregdetarëve me parametra zero pas aventurës me kurbinasit.

“Welcome Albi Alla! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Laçit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Laçit”, thuhet në komunikatën e Teutës.