Ndryshime në drejtorinë e Spitalit Rajonal Durrës. Pas më shumë se një viti e gjysëm në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor në qytetin bregdetar, drejtoresha Pamela Bardhaj ka dhënë dorëheqjen.
Pritet që postin e lënë bosh nga Bardhaj ta marrë Ani Dyrmishi, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.
Dyrmishi pritet të zyrtarizohet në këtë detyrë në ditët në vijim. Kreu i Këshillit Bashkiak ka drejtuar një sërë institucionesh në qytetin bregdetar si FSDKSH-në, Hekurudhën Shqiptare, Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme etj.





