Është hapur segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë-Krujë – Kamëz me Rinasin. Lajmin e bën të ditur vetë Kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në Facebook-un e tij disa foto nga ky segment.
“Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo rrugë e re përfshin edhe urën e Tapizës”, shkruan kreu i qeverisë.
/tvklan.al