Një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër procesin ndaj Dritan Goxhaj, ish-anëtarit të UÇK-së, të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Më 9 shtator Gjykata e Tiranës la sërish në burg Dritan Goxhajn. Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij kishte kaluar afati 40-ditor.

Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova. Ndërkohë avokati pretendon se nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim nga shteti kërkues.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.