Ngrohja globale ka prekur edhe një nga liqenët më të vjetër të Europës, atë të Prespës, duke e ulur nivelin e tij me 8 metra më pak në krahasim me vitet ‘70.

Banorët përreth liqenit po e shohin se si ai po pakësohet çdo ditë e më shumë, e vëndet ku dikur laheshin tashmë kanë mbetur të thata.

Një raport i NASA që ka kryer matje në vitin 2022, tregon se liqeni ka humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij nga 1984 në 2020-ën.

Liqeni i Prespës, që lag vendin tonë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë strehon më shumë se 2000 lloje peshqish, shpendë dhe gjitarë, ndërsa alarmi është ngritur për zhdukjen e disa prej tyre.

Ambientalistët thonë se mungesa e shiut, avullimi dhe përdorimi i tepërt për ujitje nga të tre vendet janë arsyet kryesore të humbjes së ujit.

Një tjetër rrezik që i kanoset liqenit janë edhe pesticidet që rrjedhin në liqen nga kanale kulluese./tv Klan