Një operacion i gjerë antidrogë, i shtrirë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit u zhvillua mëngjesin e kësaj të enjteje. Me qindra janë urdhër-arrestet e lëshuara, ndërsa raportohet për disa lloje drogash të sekuestruara. Mes tyre mësohet se autoritetet kanë zbuluar edhe një drogë e cila dërgohej me postë.
Bëhet fjalë për kanabis të rritur në kushte laboratorike, e që vinte në Shqipëri me postë nga Kanadaja, i fshehur në konserva peshku.
Rezultatet konkrete të këtij operacioni pritet të bëhen publike në një deklaratë nga Policia e Shtetit në orën 11:30.