Nga Prishtina në Durrës për ekspozitën e parë personale në Shqipëri “Jehona e ngjyrave valëzore”.

Piktorja nga Kosova Merita Myderrizi Maloku ka ekspozuar këto ditë në galerinë e artit “Nikolet Vasia” 33 tablo, të realizuara gjatë viteve të fundit.

Siç rrëfen vetë ajo, një ekspozitë në Shqipëri ka qenë një ëndërr e kahershme.

Mes morisë së 33 tablove dominojnë natyrat e qeta dhe peisazhet moderniste, të punuara kryesisht në vaj dhe akrilik.

33 pikturat e ekspozuara në muret e galerisë shpalosin tërë krijimtarinë e saj krijuese si piktore post impresioniste, ekspresive dhe ekspresivo abstrakte.

E lindur në Pejë, piktorja 62-vjeçare është pjesëmarrëse në shumë ekspozita kolektive të organizuara në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës dhe Evropës.