Trajneri i Teutës, Diego Longo, ka deklaruar se sfida e sotme ishte e papranueshme sipas këndvështrimit të tij. Ai ka bërë të qartë se humbja 6-1 si ndaj Laçit, nuk duhej përsëritur pasi përndryshe do të kishte pasoja.
“Çfarë shkoi gabim? Sot gjithçka, ishte e pabesueshme, humbëm çdo gjë që mund të humbnim. Sot është e vështirë të kuptosh si është e mundur. Por është e mundur gjithashtu edhe e vërtetë që futbolli është çështje balance, dhe në momentin që humbëm ekuilibrin ne vuajtëm më shumë. Ndaj më pas ndodhi gjithçka. Gjumsi ishte vetëm 20 minuta sulmues, por pastaj ndryshuam, ne u munduam por nuk kemi bërë atë që kemi provuar. Kemi pasur probleme me disa lojtarë, ndaj ndryshuam. Por nuk është problem i Gjumsit, apo Jazxhi, apo Beqjes, por i të gjithëve, si skuadër, si staf e të tjerë.
Jam i mërzitur pasi nuk luajtëm, ndaj jam i mërzitur. Nëse humb kur luan është ok, por kur nuk bën atë që di të bësh, po,. Nëse merr 7 herë top të hapur në të njëjtin krah është problem, se punojmë çdo ditë. Jam i mërzitur edhe për tre pikët, por ato nuk janë gjë në krahasim me mënyrën se si skuadra nuk luajti sot mbi atë që punojmë.
Jam më i mërzitur me veten se ekipin se përgjegjsia është e imja. Nëse nuk luan Jazxhi apo Iljazi, për ne duhet të jetë njëlloj, nuk duhet të jetë alibi, duhet të regagojmë edhe me 10, 9 apo U19. Nuk ka rëndësi, duhet të punojmë, si çdo ditë në stërvitje. Duhet të vijmë dhe bëjmë atë që dimë. E përsërit që përgjegjësi është e imja se duhet të vijmë dhe bëjmë gjërat në mënyrën korrekte.
Nuk ka pse të jemi inatosur me ekipin në vijim. Ata duhet të kuptojnë që është e papranueshme kjo sjellje. Unë marr përgjegjësitë se unë duhet të përgatit ekipin. Por nuk është e pranueshme se nuk mund të pësosh gola të tillë. Do të punojmë dhe me Skënderbeun do të kemi një reagim të fortë, sepse një gjë të tillë si kjo nuk do ta pranoj më”, tha Longo pas ndeshjes.