Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën dhe vëllai e prindërit e saj janë plagosur pasi një avion nga ekipi i Frecce Tricolori të Forcave Ajrore Italiane u rrëzua në zonën e aeroportit Caselle të Torinos të shtunën.

Sipas mediave italiane, mësohet se avioni i ekipit italian u rrëzua të shtunën gjatë një stërvitjeje jashtë qytetit verior të Torinos.

Raportohet se avioni ose pjesë të avionit kanë goditur një makinë që transportonte një familje, duke vrarë një vajzë 5-vjeçare. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, një 9-vjeçar dhe prindërit po trajtoheshin për djegie.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se avioni ushtarak duhet të jetë përplasur me një tufë shpendësh dhe kanë depërtuar në motor, duke shkaktuar mosfunksionimin e tij. Piloti arriti të shmangë rrëzimin e avionit në qytet dhe mbeti brenda rrethimit të aeroportit, por fatkeqësisht nuk kaloi pa pasoja. Ndërsa vetë u hodh me parashutë dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Përplasja thuhet se ka ndodhur pas ngritjes nga aeroporti i Torinos Caselle, pranë qytetit industrial verior. Nuk ende shkaku i rrëzimit të avionit si dhe gjendja e pilotit.

Frecce Tricolori do të merrte pjesë në një ekspozitë të dielën për të festuar 100 vjetorin e Forcave Ajrore Italiane. Skuadra po përgatitej për një shfaqje të dielën.

Frecce Tricolori është ekipi kryesor italian i pilotëve akrobatikë, pjesë e forcave ajrore italiane. Ata zakonisht kryejnë fluturime dramatike në ngjarje me rëndësi kombëtare, duke lënë vija tymi të kuq, jeshil dhe të bardhë për ngjyrat e flamurit italian. Ata kryejnë akrobaci më të ndërlikuara gjatë shfaqjeve ajrore.

Në vitin 1988, tre avionë të Frecce Tricolori u përplasën dhe u rrëzuan në tokë gjatë një shfaqjeje ajrore në bazën ajrore Ramstein në Gjermani ku morën pjesë rreth 300,000 njerëz. Tre pilotët dhe 67 personat në tokë vdiqën. Qindra të tjerë pësuan lëndime.