Një amerikan dhe dy rusë fluturuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të premten me një anije kozmike ruse.

Astronauti i NASA-s Loral O’Hara dhe dy kozmonautë të Roskosmos, Oleg Kononenko dhe Nikolai Chub, u ngritën nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan dhe u ulën në stacionin hapësinor pas një fluturimi tre orësh.

O’Hara do të kalojë gjashtë muaj atje, ndërsa Kononenko dhe Chub do të qëndrojnë për një vit.

Treshja duhej të fluturonte në stacionin hapësinor pranverën e kaluar, por kabina e tyre ishte e nevojshme si një zëvendësim për një ekuipazh tjetër. Qëndrimi i tyre në stacionin hapësinor u zgjat nga gjashtë muaj në një vit kur kabina e anijes Soyuz pësoi një rrjedhje në mekanizmin e ftohjes ndërsa ishte e parkuar në stacion.

Ky është fluturimi i parë në hapësirë për O’Haran dhe Chub, ndërsa për komandantin e misionit, Kononenko, ky është fluturimi i pestë.

Ata bashkohen me shtatë banorë të stacionit nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Danimarka dhe Japonia.

Në fund të qëndrimit të tij njëvjeçar, Kononenko do të vendosë një rekord të ri për kohën më të gjatë të kaluar në hapësirë, më shumë se një mijë ditë.

Sipas një shënimi të nënshkruar vitin e kaluar si pjesë e programit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për fluturime, tre kozmonautë rusë do të fluturojnë me anijen kozmike të vendit, Dragon, dhe tre astronautë amerikanë anijen kozmike ruse, Soyuz MS, gjatë viteve 2022 -2024.

Rusia ka thënë se do të heqë dorë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, dhe se do ta themelojë stacionin e vet hapësinor të pavarur në të ardhmen, megjithëse ende janë duke u diskutuar planetin për atë se si dhe kur do të ndodhin kjo.